Kosovë, vret ish bashkëshorten dhe nënën e saj, plagos një tjetër, arrestohet autori i vrasjes së dyfishtë

Bërnicë, 29 korrik, NOA Në një aksion blic, për më pak se 5 minuta, njësitet e nënstacionit policor të Bërnicës kanë mbërritur në vendngjarje, duke hedhur në pranga në flagrancë, një të dyshuar, i cili ende kishte në duart e tij, një armë automatike të llojit AK 47, e përdorur për vrasjen e dy persone dhe plagosjen e një tjetri.
I arrestuari është 45 vjeçari Bejtush G.
Pasditen e djeshme përmes një telefonate anonime policia e Bërnicës, mësoi se rreth orës 17:30, në fshatin Bardhosh në afërsi të kishës ortodokse kishte ndodhur një vrasje. Njësitet e nënstacionit policor të Bërnicës, në më pak se 5 minuta kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili mbante në dorë armën e krimit.
Policia e Kosovës bën të ditur se i arrestuari u arrit të neutralizohej duke i konfiskuar menjëherë armën e llojit AK 47 dhe 25 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur pas tyre edhe hetuesit dhe kriminalistët të cilën bënë ekzaminimin e vendit ku ndodhi krimi i dyfishtë.
Nga hetimet njoftohet se 45 vjeçari Bejtush. G ka qëlluar me armë zjarri ish gruan e tij E. K. 40 vjeçare, dhe prindin e saj Sh. K. 70 vjeç, si dhe motrën e ish gruas së tij, H. K. 35 vjeçare.
Nga plagët e marra, gruaja e autorit të vrasjes ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, vdekje e konstatuar edhe mjeku i kriminalistikës ligjore.
Ekipi i ndihmës së shpejtë ka transportuar personat e plagosur me armë zjarri në QKUK për trajtim mjekësor dhe rreth orës 19:30, policia mësoi se edhe e ëma e viktimës ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Viktima e tretë H.K, në këtë incident kriminal, e motra e ish gruas së autorit të krimit, është duke u trajtuar në QKUK dhe mësohet se është e lënduar rëndë.
Prokuroria po heton mbi vrasjen e dyfishtë dhe rrethanat e saj ende nuk janë mësuar.
mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/27747-kosove-vret-ish-bashkeshorten-dhe-nenen-e-saj-plagos-nje-tjeter-arrestohet-autori-i-vrasjes-se-dyfishte-","title":"Kosovë, vret ish bashkëshorten dhe nënën e saj, plagos një tjetër, arrestohet autori i vrasjes së dyfishtë ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")