Kosove vritet shqiptari ne banesen e tij

Një shqiptar 38 vjeç ka humbur jetën si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues, në banesën e tij në veri të Mitrovicës.
Rasti është regjistruar rreth orës 01:20 të së dielës, në rrugën “Kolashini”, në zonën e “Tre rrokaqiejve”.
Sipas Policisë së Kosovës, “një mjet eksplodues, që besohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të ketë qenë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës në katin përdhes të familjes Haradinaj, ndërsa në këtë sulm plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima S.H. (1974), kurse familjarët e tjerë, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës me lëndime të natyrës së lehtë”.
Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa hetuesit policorë janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes nën udhëheqjen e Prokurorit Publik.
Deri më tani ende nuk është raportuar për persona të arrestuar apo të dyshuar, ndërsa sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, “sektori i hetimeve të krimeve serioze në Mitrovicë, është duke ndjekut hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit”.