E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë,Vetëvendosje i çon në Kushtetuese fletëvotimet?

Vetëvendosje nuk e ka ndërmend të rrijë duarkryq sa i përket vendimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e logove të shtetit të Kosovës nga fletët e votimit për zgjedhjet lokale të 2 Nëntorit. Ata kanë paralajmëruar se do ti shfrytëzojnë të gjitha hapësirat që këtë çështje ta zgjidhin në mënyrë ligjore.

Anëtari i KQZ-së nga ky subjekt politik, Adnan Rrustemi, është shprehur se Vetëvendosje po verifikon mundësitë ligjore për të vepruar se një nga këto është edhe dërgimi i vendimit të KQZ-së për fletëvotimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ne për këtë çështje jemi në proces të përgatitjes dhe analizimit të bazës ligjore që e cilëson këtë vendim si të paligjshëm dhe jokushtetues. Natyrisht në përputhje me mundësitë por edhe pas vlerësimeve ne do ta shfrytëzojmë çdo mundësi ligjore për ta adresuar këtë vendim të KQZ-së, duke mos përjashtuar edhe Gjykatën Kushtetuese. E përsëris se jemi në fazën fillestare të vlerësimit dhe kërkimit të zgjidhjes, ka thënë Rrustemi.

Ai e ka akuzuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, sipas të cilës tërë kjo situatë është orkestruar nga ajo pas presioneve të Qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›