E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosoveflamuri shqiptar ne ndertesen e Kuvendit

Deputetet e Levizjes Vetevendosje e kane nisur festimin e Dites se Pavaresise se Shqiperise me nje aksion simbolik duke e vendos nje flamur kombetar te permasave te medha ne ndertesen e Kuvendit te Kosoves.
Deputeti i kesaj levizjeje ne Kuvendin e Kosoves Glauk Konjuvca tha me kete rast se ky aksion simbolik po behet ashtu sic i ka hije institucioneve te vendit tone duke e quajtura ate flamur flamuri i Adem Jasharit edhe pse sipas tij qeveria moti ka hequr dore prej tij.
Ne jemi ketu sot para Kuvendit te Kosoves dhe Levizja Vetevendosje e vendosi ne Kuvendin e Kosoves ashtu sic i ka hije institucioneve tona flamurin e Adem Jasharit perkunder qeverise e cila ka hequr moti dore nga flamuri i Adem Jasharit dhe na e ka sjelle flamurin e Ahtisarit dhe nepermjet kesaj menyre ne ua urojme te gjithe shqiptareve kudo qe ata jetojne Diten e madhe te Flamurit ka thene ai.
Ai ka shtuar se nepermjet ketij aksioni ata solidarizohen me shqiptaret e Lugines te cilet sic tha ai po e festojne Diten e Flamurit me flamurin kuq e zi perderisa per Qeverine e Kosoves ka thene se e ka vetem nje fushate ate te negociatave dhe kompromiseve te pandalshme me shtetin e Serbise.
I pyetur se si i komenton Levizja Vetevendosje deklaratat e kryeministrit te Kosoves Hashim Thacit i cili tha dje ne Prekaz tha qe te mos behet fushate me Diten e Flamurit Konjuvca tha se kjo nuk eshte fushate politike por eshte fushate kombetare.
Ne kete aksion simbolik te Vetevendosjes kishte edhe njerez qe kishin ardhe nga Malesia e Gjakoves per ta festuar se bashku Festen e flamurit.Kososa Press

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›