E Diel, 1 Nëntor 2026

Kostandin Tashko koncert në TKOB, pianisti shqiptar do të interpretojë pjesë të kompozitorit rus Sergei Prokofiev

Në skenën e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, pianisti Kostandin Tashko po përgatitet të rikthehet përpara publikut shqiptar me një koncert që premton të sjellë një nga veprat më sfiduese të repertorit pianistik.

Pianisti, i cili prej vitesh jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij muzikor në Itali, vjen në Tiranë e do të interpretojë koncertin për piano nr. 2 të kompozitorit rus Sergei Prokofiev, një vepër e njohur për intensitetin dramatik dhe virtuozitetin e saj të jashtëzakonshëm.

Në skenën e TKOBAP-së, Tashko do të shoqërohet nga orkestra e operës, nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont. Për pianistët, repertori qe do të interpretojë ndërthur fuqinë teknike me një thellësi të madhe emocionale.

Rikthimi i pianistit Kostandin Tashko në skenën shqiptare shënon një moment të veçantë për jetën koncertore në vend, duke i dhënë publikut mundësinë të përjetojë nga afër interpretimin e një artisti shqiptar që vazhdon të ndërtojë karrierën e tij në skenat ndërkombëtare, por që rikthehet për të ndarë muzikën me publikun e vendit të tij./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›