E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostoja e luftës ndaj terrorit: 3.7 trilion dollarë dhe mbi 258 mijë jetë

Kostoja e aksioneve ushtarake amerikane në Irak, Afganistan e Pakistan shkon tek 3.7 trilion dollarë, thuhet në një studim.

Kjo shifër pritet të arrijë deri në 4.4 trilion dollarë me vdekjen e mbi 258 mijë njerëzve. Studimi është kryer nga Instituti për Studime Ndërkombëtare Watson.

Në terma njerëzorë 224 mijë nga 258 mijë kanë vdekur direkt nga lufta- përfshi 125 mijë civilë në Irak.

Shumë të tjerë kanë vdekur indirekt nga mungesa e ujit të pastër, kushtet shëndetësore dhe ushqimi.

Rreth 365 mijë janë plagosur dhe 7.8 milionë janë zhvendosur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›