E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kovacevic negocion pranimin e fajit

Gjykimi i Miladin Kovacevic ne Gjykaten e Pare Themelore ne Beograd eshte shtyre ngase mbrojtja e tij pranoi propozimin e prokurorise per negocimin e fajesise se tij. Kovacevic akuzohet per shkaktimin e lendimeve te renda trupore amerikanit Bryan Steinhauer ne Boston ne vitin 2008.

Negocimi i fajesise eshte risi ne gjyqesorin serb dhe ai parasheh qe nese i akuzuari e pranon fajesine prokuroria te propozoje nje denim disa here me te ulet per te.

Per mundesine e negocimit kane njoftuar edhe mediat amerikane.

Pas lendimit te Steinhauer Kovacevic eshte arrestuar ne SHBA por eshte liruar pas pageses se kaucionit prej 100000 dollaresh. Nderkohe me ndihmen e zyrtareve serbe ne Ambasaden e Serbise ai ka ikur ilegalisht nga SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›