Kover Mbeshtetje integrimit te Shqiperise

Kryeministri Sali Berisha, në kuadër të vizitës treditore në Hungari, të
martën u prit në një takim nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë,
Laszlo Kover.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe tradita e gjatë e miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë.
Kryetari i Parlamentit Kover i rikonfirmoi kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Nga ana e tij, bën të ditur njoftimi i Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha ritheksoi vullnetin e palëkundur të qeverisë për të ecur përpara me projektin madhor kombëtar të shqiptareve, integrimit në BE.
Po sipas këtij njoftimi, Kover u shpreh se "shpresonte që opozita në Shqipëri te mos i rikthehet më rrugës së gabuar të bojkotit por të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në institucionet demokratike, në proceset e rëndësishme në të cilat po ecën Shqipëria si ai i integrimit ne BE".
Berisha: Mbretëresha Geraldinë, trashëgimi të madhe mes dy kombeve
Me rastin e vizitës së Kryeministrit Berisha në Budapest, në ambientet e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë u çel ekspozita kushtuar 90 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Ekspozita u përurua me fjalët përshëndetëse të Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Jashtëm Janos Martonyi.
Më parë, Kryeministri vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Mileniumit në sheshin e Heronjve, në qendër të Budapestit. Më pas, Kryeministri vijoi axhendën me vizitën në ekspozitën kushtuar marrëdhënieve shqiptaro-hungareze. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin ambasadorë, anëtarë të Trupit Diplomatik të akredituar në Hungari, qytetarë shqiptarë me banim të përhershëm atje, por edhe studentë shqiptarë në Hungari, si dhe personalitete të fushave të ndryshme.
Duke ju referuar historisë së lidhjeve, marrëdhënieve dhe miqësisë ndërmjet dy kombeve, Kryeministri Berisha u ndal në figurën e Mbretëreshës Geraldinë, Mbretëresha e parë e shqiptarëve në kohët moderne, duke theksuar se "Mbretëresha Geraldinë përbën një trashëgimi të madhe midis të dy kombeve dhe vendeve tona. Ajo jetoi vetëm një vit në Shqipëri. Ajo ishte Mbretëresha më e bukur e kontinentit, por legjenda e saj ishte dashuria për vendin dhe kombin tim."