E Premte, 6 Nëntor 2026

Kozarja n’Festë, panairi i agrobiznesit që po shndërrohet në traditë në Kuçovë

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Fermerët e Kuçovës u bashkuan këtë fundjavë në panairin e agro-biznesit, “Kozarja në festë”.

Gjatë këtij panairi, i dyti pas atij të vitit të shkuar, fermerët ekspozuan dhe promovuan në treg produktet e tyre bio.

Në panair, përveç fermerëve të zones, ishin edhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit, për të promovuar gatimet tradicionale.

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari e vlerësoi panairin e agro-biznesit si mënyrën më të mirë për të promovuar prodhimet bio bujqësore dhe blegtorale të zonës.

Sipas tij, ky panair po shndërrohet në një traditë të përvitshme për zonën e Kuçovës, ku janë të ndërthurura traditat e muzikës polifonike të këtyre trevave.

Fshati Kozarë në bashkinë e Kuçovës ka sipërfaqe të konsiderueshme serash, sikurse punohet edhe në fushë të hapur edhe në blegtori, duke kthyer në një zonë me prodhim bujqësor intensiv.
/a.f/

1 nga 8

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›