Kozma Dushi: Ika nga LSI sepse më futën vetëm 1 muaj në punë. I jam mirënjohës PD-së
Këngëtari Kozma Dushi u shfaq dje në Berat në krah të kryeministrit Sali Berisha. Madje i këndoi atij. I pyetur nga gazeta Panorama se përse është bashkuar me PD-në, ai thotë: Patjetër që do shkoja, pasi njeriu duhet të jetë mirënjohës. Unë mora titullin Mjeshtër i madh i punës. Kam kënduar një jetë të tërë në skenë dhe asnjëri sma ka dhënë. Është tjetër gjë që e meritoja, por ama u vlerësova, dhe unë mendoj se njeriu duhet të jetë mirënjohës në jetë.
Nesër do të zhvillohet ceremonia ku do të marrë pjesë edhe Presidenti, në Pallatin e Kulturës. Do të jenë gjithashtu edhe miqtë dhe kolegët e mi. Titullin ma ka dhënë Ministria e Kulturës, siç janë rregullat dhe ligjet. U mblodhën personalitetet e vendit, kanë dërguar propozimin te Ministria e Kulturës, dhe kjo e fundit te Presidenti, vijon Dushi.
I pyetur se përse është larguar nga LSI, ai thotë: Po çfarë LSI-je? Unë LSI-në kam shekuj që e kam lënë. Lëvizja Socialiste për Integrim mua më futi një muaj në punë dhe më hoqi të nesërmen. Çpunë kam unë me ata?./ep