Kozma Dushi: Ishte kënaqësi të këndoja në skenën e Festivalit të RTSH-së

Këngëtari i njohur Kozma Dushi i ftuar në natën e tretë të Festivalit 64 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka kënduar në duet së bashku grupin “2Farm”.
Pas emocioneve që dhuruan në skenë me këngën e njohur “Bardhësi” Kozma Dushi thekoi se ishte një kënaqësi interpretimi me djemtë e “2Farm”.
Ai u shpreh për moderatorët në prapaskenë Andri Xhahu dhe Antoneta Koçi se “ishte kënaqësi për mua që këndova me këta tre djem të mrekullueshëm. Edhe spektatori është artdashës dhe shumë i mirë”.
“Kjo këngë që kënduam ne është shumë e bukur, është e festivalit të dhjetë kompozuar nga Vakthi Sheme dhe shumë respekt për Naim Kërçukun, por edhe unë me çunat e kënduam shumë bukur.
Kam marrë pjesë në 26 festivale në Radio Televizionin Shqiptar dhe Vaçe Zela dhe 26 herë ka marrë pjesë dhe pastaj kolegët e mi me radhë…”, u shpreh më tej Kozma Dushi.
/rtsh.al/