E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi 13 shkurti date e mundshme per zgjedhjet

Jakup krasniqi ushtruesi aktual i detyres se presidentit te Kosoves ka deklaruar ne nje interviste te dhene per BBC-ne se afati me i mundshem per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne vend eshte 13 shkurti i vitit te ardhshem duke e cilesuar ate si nje date optimale. Ai tha se data e zgjedhjeve te parakohshme do te behet publike se shpejti dhe sipas tij ajo reflekton nje lloj pajtueshmerie mes forcave politike ne vend.

Krasniqi shtoi se autoritetet ne Prishtine nuk kane asnje arsye qe te mos hyjne ne bisedime me Beogradin zyrtar si pale e barabarte meqe ato nuk kane te bejne me statusin dhe teresine tokesore te Kosoves por me ngritjen e cilesise se jeteses per qytetaret e te dyja vendeve.

Deklaratat e mbajtesit aktual te postit te presidentit kosovar pasojne takimet me sekretaren amerikane te shtetit Hillary Clinton e cila ka bere thirrje per fillimin e bisedimeve per ceshtjet teknike pavaresisht zhvillimeve te brendshme ne Kosove e Serbi.

Krasniqi tha se pala kosovare ka treguar gatishmerine per te kryer pergjegjesite ne raport me qytetaret e vendit por edhe ne raport me bashkesine nderkombetare.

Me tej ai theksoi se vizita e sekretares amerikane te shtetit ishte nje konfirmim i SHBA-se per mbeshtetjen e zhvillimeve politike qe po ndodhin ne Kosove. Edhe nje here krasniqi vuri ne dukje faktin se persa i perket bisedimeve te mundshme me Serbine pala kosovare ne asnje kohe dhe asnje rast nuk ka qene kunder bisedimeve.

Persa kohe bisedimet nuk jane per ceshtjet e statusit politik nuk jane per teresine tokesore por jane per ngritjen e cilesise se jeteses per qytetaret e te dyja aneve kane te bejne me lehtesite qe krijohen me levizjen dhe qarkullimin e qytetareve te dy vendeve tona dhe mallrave te dy vendeve tona ne nuk kemi asnje arsye qe te mos bisedojme si pale e barabarte me Beogradin- citohet te kete thene Krasniqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›