Krasniqi: Me Thaçin takohem vetëm zyrtarisht
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka deklaruar se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë është e keqe dhe vështirë se do të realizohet.
Në një intervistë për mediat në Kosovë Krasniqi foli edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi duke theksuar se takimi me të shtë vetëm zyrtar.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë janë vështirë të realizueshme pasi që në Rambuje Pala serbe nuk i ka respektuar dokumentin përfundimtar nuk është respektuar. Tani kemi valë të re bisedimeve për të cilat unë mendojë që është e keqe por nganjëherë është më mirë të kemi bisedime të këqija se sa të mos kemi, por mendojë që është vështirë të jetë e realizueshme, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi tha se gjendja në Kosovë ka mundësi për një menaxhim më të mirë, duke shfrytëzuar më mirë kapacitetet intelektuale, të cilat deri tani sipas tji nuk janë shfrytëzuar mire. Ai gjithashtu tha se edhe privatizimi nuk duhej të bëhej për interesa të disa personave.