E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Nuk dua të jem pjesë e jo demokracisë

Ish sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi për mospjesëmarrjen e tij në strukturat e PDK-së, fajin ia lë shtrimit të autoritetit të Thaçit dhe zhvillimive jodemokratike aty.
Ai mohon të ketë vendosur të largohet nga partia por nuk përjashton forma tjera të veprimit politikë nëse nuk gjinden rrugë për të rikthyer demokracinë brenda saj.

“Po ta merrja vendimin për t’i dhënë fund qenies sime si anëtar i PDK-së, do ta thosha. Por, unë e kam tërheqë një vërejtje dhe kjo nuk është e rastit e as e kohës së re, por ka kohë që kam kërkuar që në kuadër të PDK-së, të zhvillohet një debat demokratik dhe në fund të fundit edhe në PDK të respektohen procedurat demokratike, për të cilat jemi marrë vesh. Dhe ato procedura demokratike për të cilat jemi marrë vesh, janë statuti dhe programi i PDK-së” ka thënë Krasniqi për Zërin e Amerikës.

Nuk dihet deri kur ai do të jëtë pjesë e PDK-së.

“Kam refuzuar të jem pjesë e organeve të dala nga Konventa zgjedhore, që edhe ashtu nuk është statutare, nuk kam qenë pjesë e saj dhe s’kam dashtë të jem as pjesë e Këshillit drejtues të dalë nga ajo konventë dhe natyrisht së fundi, nuk kam dashur të jem as pjesë e kryesisë. Konsideroj se i gjithë procesi ka qenë jodemokratik dhe unë nuk dua të jem pjesë e proceseve jodemokratike. Ne kemi luftuar që të kemi procedura demokratike, kemi luftuar që të kemi procese demokratike dhe në fund të fundit, jemi angazhuar që të kemi veprime demokratike. Dhe derisa këto kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë, unë nuk dua të jem pjesë e atyre strukturave që nuk respektojnë normat dhe procedurat demokratike”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, ai është duke biseduar me njerëz brenda për brenda Partisë Demokratike, për të gjetur një rrugë dhe një mënyrë për të rikthyer proceset, demokracinë dhe debatin demokratik në PDK.

“Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, atëherë do të mendoj edhe për forma tjera”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›