Krasniqi: PD-LSI, koalicion i imponuar

Politikaneve kosovare qe komentojne situaten postzgjedhore ne Shqiperi u eshte bashkuar edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Ne nje deklarate per mediat lokale, kryeparlamentari e ka cilesuar koalicionin e ri Berisha-Meta si nje marreveshje te imponuar.
Ne nje forme apo ne nje tjeter, koalicioni eshte i imponuar nga rezultati i zgjedhjeve, pasi asnjera nga partite nuk arriti rezultatin e duhur per te formuar e vetme qeverine, ka pohuar Krasniqi.
Gjithesesi, kreu i Kuvendit te Kosoves ka preferuar te tregohet i matur ne deklaratat e tij.
Une nuk perzihem ne zgjedhjet qe behen ne nje vend tjeter. Une respektoj verdiktin e qytetareve te Shqiperise, eshte shprehur ai.