E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Referendumi serb antikushtetues

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kadeklaruar sot se mbajtja e referendumit serbbrenda territorit të Kosovës do të ishte një veprim antikushtetuese.

Komentet e tij, pasuan paralajmërimet e Beogradit zyrtar për mundësinë e shpalljes së referendumit në lidhje me marrëveshjen e arritur në dialogun me Prishtinën, duke e përfshirë edhe territorin e Kosovës.

Edhe në rast se mbahet nuk do të duhej të pranoheshin rezultatet e atij referendumi, ka thënë Krasniqi.

Ai është shprehur i rezervuar nëse Kosova ka kapacitete që të ndalojë mbajtjen e tij por
ka thënë se është me rëndësi që efektet e tij të jenë të papranueshme.

Me kushtetutë dhe me ligjet e Kosovës, nuk lejohet që një shtet të mbajë referendum në shtetin tonë. Mbajtja e tij është vështirë për t’u penguar, por e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të mos e njohë rezultatin e atij referendumi që mbahet në Kosovë, ka thënë Krasniqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›