E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreatorja Kllokoqi-Rugova, dizajnon kravata për meshkuj

Kreatorja e njohur Blerina Kllokoqi- Rugova ka krijuar një linjë të re unike të kravatave për meshkuj, të gjitha të punuara me dorë me detaje të veçanta. 

Ky koleksion i ri përfshin rreth 100 kravata dhe të gjitha janë të dizajnuara me detaje interesante.

Në mungesë të një koleksioni të tillë në tregun kosovarë, kreatorja e njohur ka menduar të krijojë diçka të veçantë dhe që do të përmbushë kërkesat.

I pari i cili ka blerë një kravatë nga ky koleksion është regjisori Blerim Gjoci i cili e mbajtur në premierën e mbrëmshme të filmit të tij më të ri, ‘Fated’

Kretaorja Kollokoqi-Rugova momentalisht edhe duke përgatitur 10 fustane të cilat nuk do të jenë në shitje por do të ekspozohen në Kosovë dhe jashtë saj. Së shpejti ajo do të hap një ekspozitë në vend me rreth 20 fustane unike të punuara të gjitha me dorë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›