Kredencialet shqiptare ne KE
Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes mori sot vendimin final lidhur me qendrimin qe duhet te mbaje ndaj kredencialeve te delegacionit shqiptar. Ne seancen e sotme deputetet e Asamblese votuan me 70 vota pro, 0 kunder dhe kater abstenime per pranimin e kredencialeve te delegacionit shqiptar. Burime nga Keshilli i Evropes njoftojne gjithashtu se ne muajin shkurt Tiranen do ta vizitojne 2 raportere te ketij Keshilli. Vonesa ne miratimin e kredencialeve pasoi vendimin e Kryetarjes se parlamentit Jozefina Topalli per shkarkimin e kreut te ketij delegacioni, deputetin demokrat Aleksander Biberaj. Topalli emeroi ne vend te tij deputetin tjeter demokrat, Ilir Rusmajli. Zonja Topalli tha se ky vendim ishte marre per shkak 'te shkeljeve te renda financiare ne udhetimet qe zoti Biberaj ka bere ne menyre te paautorizuar, ne emer te Kuvendit dhe qe nuk kane te bejne me pjesemarrjen e rregullt te delegacionit ne seancat e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes'. Keto akuza u hodhen poshte nga zoti Biberaj si te paverteta. Ai e akuzoi zonjen Topalli per veprime arbitrare pa pyetur institucionet parlamentare, duke shkelur keshtu rende demokracine. Ngjarja u vleresua si e papreçedente nga disa segmente te maxhorances dhe opozites.