Kredite lehtesim per debitoret
20/10/2010BSH Bankat te mbeshtesin kredimarresit qe gjenden ne veshtiresi te perkohshme
Bankat e shohin me te sigurt kredine per shtepi. Pritet ulje e interesave
Banka e Shqiperise keshillon mbeshtetje per ata kredimarres qe kane nje plan per kthimin e kredise se marre rast pas rasti. Duke pare rritjen e nivelit te kredise se keqe dhe pamundesine e kthimit te parave te marra hua nga ana e klienteve Banka Qendrore u rekomandon bankave te nivelit te dyte te monitorojne kredine me probleme duke krijuar rezervat e nevojshme. Ndersa per subjektet qe nuk mund ta kthejne kredine e marre rekomandohet procedimi i metejshem sipas kushteve te kontrates. Banka e Shqiperise rithekson se bankat duhet te vazhdojne monitorimin e kujdesshem te ecurise se cilesise se kredive dhe te krijojne ne kohen e duhur fondet perkatese rezerve. Subjektet kredimarrese qe gjenden ne veshtiresi te perkohshme por qe kane nje projekt te vlefshem i cili garanton kthimin e kredise duhet te mbeshteten duke respektuar kerkesat e kuadrit rregullativ. Ne rastet kur kjo mundesi paraqitet e ulet strukturat perkatese ne banka duhet te zbatojne te drejtat kontraktuare per rikuperimin e vleres se kredise- thuhet ne raportin per Stabilitetin Financiar. Aktualisht numri me i larte i kredive te pakthyera eshte ne Tirane per shkak se edhe te numrit te larte te kredive te dhena ne kryeqytet. Po keshtu vihet re nje shtim i kredise per banesa per shkak se bankat e vleresojne si kredine me te sigurt.
Kredia per banesat
Gjate ketij viti bankat kane akorduar me shume kredi per biznesin dhe qytetaret. Megjithese krahasuar me periudhe 2002-2007 ritmet e kreditimit te ekonomise jane dukshem me te ulet. Kjo pasi bankat qe operojne ne vend vazhdojne te aplikojne politika shtrenguese si mbrojtese ndaj moskthimit te kredive. Tregu i kredise per shtepi shfaqet me i sigurt ne krahasim me kredine per biznesin sipas anketimeve te bankave te nivelit te dyte. Ne vecanti gjate tremujorit te dyte eshte vene re nje rritje e kredidhenies per blerje banesash per shkak edhe te ardhjes se emigranteve ne vend. Bankat vleresojne se vecanerisht kredia per blerje shtepish shenon nje perqindje shume te ulet te kredive me probleme. Kerkesa e individeve per kete produkt eshte mjaft e larte dhe gjate muajit gusht sistemi bankar regjistroi nje shifer prej rreth 1.5 miliarde lekesh kredi per blerjen e banesave nga 97.8 miliarde leke qe arriti totali i portofolit te kredise ne total. Problem kryesor mbetet vetem sigurimi i garancive nga ana e klienteve gjithsesi ky produkt eshte shfaqur me me interes nga bankat e nivelit te dyte.
Lehtesim i kushteve
Banka e Shqiperise parashikon lehtesim te kushteve te kreditimit nga sistemi bankar per tremujorin e trete te vitit kryesisht per bizneset. Ekspertet e bankave presin lehtesim te standardeve te kredise. Lehtesim i standardeve pritet si per kredine e dhene ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ashtu edhe ne ate akorduar korporatave. Bankat shprehen per lehtesim ne nje shkalle disi me te larte per kredine per qellime te financimit te kapitalit qarkullues sesa per financimin e investimeve. Krahas lehtesimit te standardeve ekspertet e bankave presin nje permiresim te kerkeses per kredi ne tremujorin e trete te 2010. Kjo vecanerisht per ndermarrjet e medha- thekson Banka e Shqiperise. Ecuria e kredise per sektorin privat vazhdon te karakterizohet nga nje kujdes i shtuar i sistemit bankar si dhe nga nje ecuri e ngadalte e kerkeses per kredi. Sipas Bankes se Shqiperise rritja vjetore e kredise per sektorin privat rezultoi 10.2 per qind duke qene pak me lart se niveli mesatar i shfaqur ne tremujorin e dyte te vitit 2010. Raporti i kredise ndaj Produktit te Brendshem Bruto vleresohet ne nivelin 38 per qind duke shenuar nje rritje prej 2 pikesh perqindjeje krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ky tregues sinjalizon shenja inkurajuese per sa i perket rikthimit te sistemit bankar ne financimin e aktivitetit ekonomik.
Detaje
Ulja e interesave te kredive
Banka Qendrore vlereson se bankat e nivelit te dyte po reflektojne uljen e normes baze te interesit per lekun ne 5 per qind nje vendim ky i marre ne fund te muajit korrik per te stimuluar ekonomine. Kjo po reflektohet ne interesa me te uleta per kredite dhe depozitat ne leke. Tregjet financiare ne vend kane reaguar ne drejtimin e duhur ndaj levizjes se Bankes se Shqiperise per uljen e normes baze te interesit ne fund te muajit korrik me 0.25 per qind. Tregu nderbankar dhe ai primar i letrave me vlere te qeverise kane reflektuar ne mase thuajse te plote kete levizje. Paralelisht vihet re dhe ulja e normave te interesit te depozitave ne leke ne kushtet kur edhe treguesit e likuiditetit te bankave paraqiten ne permiresim. Keto zhvillime jane lehtesuar edhe nga politika operacionale e Bankes se Shqiperise e cila ka ofruar te gjithe likuiditetin e nevojshem per funksionimin normal te sistemit bankar- thekson raporti i Keshillit Mbikeqyres.
Kerkesa nga biznesi i vogel
Banka e Shqiperise ne vrojtimin e fundit te aktivitetit kreditues qe i perket tremujorit te dyte te ketij viti konstaton se jane rritur kerkesat per kredi nga biznesi i vogel dhe ai i mesem. Sipas ketij vrojtimi bizneset e vogla dhe te mesme po marrin kredi kryesisht per te kryer investime. Kerkesa e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme per te marre kredi eshte rritur ndersa kerkesa e korporatave eshte ulur disi ne tremujorin e dyte 2010 krahasuar me tremujorin e kaluar. Faktori me kontributin kryesor ne nxitjen e kerkeses per kredi vijon te mbetet edhe per kete tremujor nevoja per financimin e kapitalit qarkullues. Gjithashtu kerkesa per kredi gjate tremujorit te dyte te ketij viti eshte nxitur edhe nga nevoja e financimit te investimeve- thuhet ne vrojtimin e Bankes se Shqiperise. Aktualisht mbi 90 per qind e sipermarrjes private ne vendin tone perbehet nga ndermarrjet e vogla dhe te mesme.