E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kremlini mirëpret bisedën Xi-Zelensky për luftën në Ukrainë

“Kremlini mirëpret gjithçka që mund të sjellë më afër fundin e konfliktit në Ukrainë.”

Ky është reagimi i Moskës lidhur me bisedën telefonike që zhvilloi një ditë më parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ai kinez, Xi Jinping.

Por Kremlini theksoi se ende ka nevojë të arrijë qëllimet e tij në atë që e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë.

Të mërkurën, lideri kinez dhe ai ukrainas zhvilluan bisedën e parë, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtin e kaluar. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është njohur me detajet e bisedës së dy liderëve.

“Ne jemi të gatshëm të pranojnë gjithçka që mund të ndihmojë në dhënien fund të konfliktit në Ukrainë dhe Rusia të arrijë të gjitha qëllimet e veta.Sa i përket faktit që ata komunikuan, kjo është një çështje sovrane e këtyre shteteve dhe është çështje e dialogut të tyre dypalësh”.

Kina, aleate e Rusisë, nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës. Por Pekini ka bërë thirrje që konflikti të zgjidhet përmes rrugëve diplomatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›