E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kremtohet Dita e Shën Nikollës në gjithë Mitropolitë e vendit

Të premten, më 6 dhjetor, në të gjitha Mitropolitë e Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Durrësin, Korçën, Gjirokastrën, Fierin, Beratin, Elbasanin, si dhe në kishat që mbajnë emrin e Shën Nikollës në mbarë vendin, u kremtua me solemnitet Dita e Shën Nikollës.

Shën Nikolla, i njohur si peshkopi i Mirës së Likisë, ka jetuar në shekullin e IV-të.

Ai njihet për bamirësitë e tij, shpesh të dhëna fshehurazi, një cilësi që frymëzoi legjendën e Santa Klaus.

Shën Nikolla është i njohur si mbrojtës i fëmijëve, marinarëve, jetimëve dhe të varfërve.

Emri “Nikolla” ka kuptimin “Fitorja e popullit”.

“Gëzuar për shumë vjet Shën Kollin!”- uroi në një njoftim Kisha Ortodokse.

Disa pamje nga kremtimi i Shën Nikollës në mbarë vendin:

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›