E Martë, 3 Nëntor 2026

Kremtohet sot Fitër Bajrami, Veliaj uron besimtarët: Zoti shpërbleftë sakrificat tuaja!

Kryebashkiaku i Tiranës ka uruar sot (30 mars) besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe përmbylljen e një muaji agjërimi.

Duke uruar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Veliaj uroi gjithashtu edhe që “Zoti t’ua pranojë lutjet dhe t’ua shpërblejë sakrificat”.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Urime të gjithë besimtarëve myslimanë me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!

Zoti jua pranoftë lutjet dhe shpërbleftë sakrificat tuaja. Qoftë ky Bajram një ditë feste për të gjithë besimtarët musliman dhe çdo familje shqiptare; qoftë një burim dashurie për të afërmit tuaj, e sjelltë paqe e mirësi për të gjithë ju!”, shkruan kryebashkiaku në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.

Veliaj ndodhet i paraburgosur që prej datës 10 shkurt të këtij viti, me urdhër të SPAK dhe masë siguria nga GJKKO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›