E Diel, 1 Nëntor 2026

Krenar Ahmeti emerohet shef i sigurise rrugore

Ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit kanë rikthyer sërish në Tiranë një nga emrat më të njohur dhe të përfolur të kësaj strukture, Krenar Ahmeti.

Krenar Ahmeti është rikthyer në postin e Shefit të Sigurisë Rrugore në kryeqytet, duke lënë postin që mbante deri më tani, atë të zevendesdrejtorit për rendin në Durrës.

Sipas burimeve nga policia vendin e Ahmetit në qytetin bregdetar do ta zërë Asllan Shyti.

Ndryshimi është bërë pas marrjes së gradave të reja në Shkollën e Formimi Policor, ndërkohë që Ahmeti shquhet për numrin e madh të certifikatave dhe kualifikimeve të ndryshme gjatë karrierës së tij në strukturat e Policisë së Shtetit, që e ka fillimin në vitin 1998.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›