E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krenar Ahmeti sërish në Tiranë, Shef i Sigurisë Rrugore

TIRANË – Rikthehen lëvizjet e emrave të njohur të Policisë së Shtetit. Vjen sërish në Tiranë, me një gradë më shumë, Krenar Ahmeti, pasi emërohet Shef i Sigurisë Rrugore, duke ia lënë postin e Zv.drejtorit të Policisë së Durrësit, Asllan Shytit. Ndryshimi është bërë pas marrjes së gradave të reja në Shkollën e Formimit Policor.

Krenar Ahmeti është bërë i njohur me aktin e tij të vetëprangosjes për të penguar një miting të opozitës. Ai  u lidh me pranga poshtë një kamioni të opozitës për të mos lejuar atë të përdorej gjatë saj.

Krenar Ahmeti ka lindur në 1978-ën,  është i martuar dhe ka dy fëmijë. Në vitin 1993 ka mbaruar Shkollën e Mesme të Përgjithshme; në vitet 1993-1998 ka mbaruar Akademinë në Turqi me rezultate të shkëlqyera; në vitet 1998-99, ka punuar në Komisariatin e Policisë në Burrel; në vitet 1999-2005 ka punuar tek Forcat Speciale në Tiranë; në vitet 2005-2007 ka punuar në Strukturat Speciale të Anti-Krimit; në vitet 2007-2008, Shef Qarkullimi në Tiranë me gradën " Kryekomisar".
Në total ka 43, diploma dhe çertifikata të ndryshme kualifikimi. Në 2003-2004, ka qënë në Akademinë Franceze. Në vitet 2004-2008, diplomohet për "Psikologji", dega "klinicist".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›