“Krenarë për Shqipërinë”, Rama ndan fotoalbumin e takimit me shqiptarët e Amerikës

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ “Krenarë për Shqipërinë” rinisi udhëtimin nga New Yorku me shqiptarët e Amerikës, të cilët mikpritën sot Kryeministrin Edi Rama në një takim, në vendin ku ata jetojnë e punojnë prej dekadash tashmë.
Njëkohësisht, ky është takimi i parë pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të votuar nga aty ku banon.
Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale fotoalbumin e këtij takimi, ndërsa duke iu drejtuar shqiptarëve në Amerikë kërkoi votën e tyre për ta bërë Shqipërinë 2030, anëtare të Bashkimit Europian.
Në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën, Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi si dhe shqiptarët në Itali, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.
Rama po ashtu ka njoftuar rikthimin në Greqi, këtë herë në Selanik, më 3 nëntor.
1 nga 27/m.m/j.p/