E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Krenohemi me ty”/ Rama në ceremoninë e Karlit të Madh, takohet me shqiptarët, foto ‘selfie’ me disa prej tyre

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të ndjekin jashtë ceremoninë e ndarjes së çmimit Karli i Madh që u mbajt sot paradite në sallën e Kurorëzimit të Ndërtesës së Bashkisë së Aachenit në Gjermani.

Mes tyre ka pasur dhe shqiptarë të cilët Rama pas ceremonisë i takoi, madje dhe me disa bëri dhe foto selfie.

“Krenohemi me ty” tha një qytetare.

Në këtë ceremoni Kryeministri Edi Rama, së bashku me Zëvendëskancelarin gjerman, Robert Habeck, ishin oratorët kryesorë./m.j

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›