E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krerët e BE-së diskutojnë në Bruksel çështjen e klimës

Ministrat e mjedisit të Bashkimit Evropian janë konsultuar në Bruksel para samitit botëror të klimës, i cili pas gati dy javësh do të zhvillohet në Kopenhagen.
Ministri suedez i ambientit, Andreas Carlgren kërkoi në emër të BE-së që samiti duhet të cilësohet si një ngjarje e rëndësishme.
Ndërkaq ministri gjerman i ambientit Norbert Röttgen dekaroi se: "Ajo çfarë u shtrua deri tani në tryezë, volumi, gatishmëria për angazhim ndërkombëtar, dhënia e premtimeve të cilat duhet të përmbushen detyrimisht - nuk mjafton sa duhet", tha ministri gjerman. Sipas një studimi të organizatës për mbrojtjen e ambientit WWF dhe firmës së sigurimeve Allianz, të prezantuar në Mynih, për shkak të efekteve të pariparueshme, deri në fund të shekullit rrezikohet e gjithë bota nga dëme në masë.
Rrjedhimisht, vetëm në qytetet e mëdha bregdetare në botë janë të rrezikuar pasuritë që kapin vlerën e 28 bilionë dollarëve amerikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›