E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreret e gjykataveNishani takon perfaqesues partish

Presidenti i Republikës,Bujar Nishani zhvillon këtë të hënë takime të veçanta me të gjithë krerët e partive parlamentare për t’u konsultuar për plotësimin e vendeve vakante që do të krijohen në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Në një njoftim të presidencës thuhet se, kreu i shtetit do të diskutojë me krerët e partive mbi kriteret dhe performancën që duhet të ketë anëtari i ri i Gjykatës se Lartë dhe anëtaret e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Deri më tani kreu i shtetit ka realizuar takimin me kreun e grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi dhe kreun e grupit socialist, Gramoz Ruçi. Në orën 12:00 me kreun e grupit të LSI-së Lefter Koka, në orën 13:00 me kryetarin e PR-së Fatmir Mediu, në orën 14:00 me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule dhe në orën 15:00 me kryetarin e PDIU-së, Shpërtim Idrizi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›