Kreret e shtetit urojne Krishtlindjen

“Është një kënaqësi e veçantë, që me rastin e Festës së Krishtlindjes, t’ju shpreh urimet më të mira e të përzemërta kudo ku jetoni dhe punoni! Kjo ditë e shenjtë e kalendarit të krishterë, e cila simbolizon ditën e lindjes së Krishtit dhe të forcimit të besimit në Zot, rilind në zemrat e mbarë besimtarëve përjetime të gëzimit dhe të shpresës për të ardhmen, ku të gjithë, me dëshirë e besim, bashkohemi në qëllimet më fisnike e në vlerat më të larta njerëzore.”
Kështu nis urimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, drejtuar të gjithë besimtarëve të krishterë. Nishani vë theksin tek toleranca fetare e vendit tonë: “Për Krishtlindjen urojmë sot njëri-tjetrin, familjarët, të afërmit, miqtë dhe ashtu sikundër e kemi trashëguar brez pas brezi ne shqiptarët, kremtojmë të gjithë së bashku në një vatër, në një sofër, në paqe e mirësi. Tradita e vyer historike dhe kulturore e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, pasuri shumëshekullore e brezave të KrishtlindjetMë pak emigrantë për festaKrishtlindjet në Elbasan Mesha e Krishtlindjeve njëpasnjëshëm në këtë vend, na mëson të mbështetemi tek mirëkuptimi, besimi, bashkëpunimi dhe ndjenja e solidaritetit me njëri-tjetrin si mënyra e vetme për të ecur të sigurt drejt prosperitetit, për të ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi parime të lirisë e të së drejtës dhe të denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.”
“Në këtë ditë të Krishtlindjes mendja dhe zemra jonë është tek njerëzit që kanë më shumë nevojë, tek ata që ndihen të vetmuar, ata që kanë humbur shpresën dhe besimin për një të ardhme më të mirë. Këtë Krishtlindje e festojmë në një moment të veçantë për kombin tonë, në 100-vjetorin e Pavarësisë, ndaj le të tejkalojmë çdo pengesë artificiale dhe të bashkojmë të gjitha energjitë për të ecur bashkarisht në rrugën e përparimit dhe begatisë njerëzore.
Zoti qoftë me ne shqiptarët në këtë rrugë!”
Berisha: Krishtlindja, ditë e bekuar
Edhe kryeministri Sali Berisha u është bashkuar urimeve për besimtarët për festën e shenjtë të Krishtlindjeve. Në fjalën e tij, Berisha e ka vlerësuar ditën e lindjes së Krishtit si një ditë të shenjtë e të bekuar.
“Krishti ishte ai që me moralin e tij besoi në moralin e qytetërimit perëndimor. Dita e lindjes së tij ishte një mrekulli sepse lindi burri që ndryshoi botën”, deklaroi Berisha.
Duke folur pas takimit me kryepeshkopin Anastas Janullatos, kreu i qeverisë ka vlerësuar maksimalisht rolin e kishës në shoqërinë shqiptare.
“Kisha sot qëndron në mënyrë madhështore dhe tregon se lufta me vlerat është e humbur. Gjithashtu, këto Krishtlindje i festuam me 100-vjetorin e pavarësisë”, ka thënë më tej Berisha.
Topi uron besimtarët nga Korça
Kryetari i FRD-së, Bamir Topi uroi shqiptarët për Krishtlindjet nga selia e shenjtë e Mitropolisë së Korçës.
Në fjalën e tij, Topi vlerësoi se Korça është një qytet që ofron traditën e harmonisë mes komuniteteve.
“Korça është një mjedis interesant për të festuar lindjen e Krishtit. Urimi im i sinqertë për të gjithë qytetarët”, u shpreh Topi.
Meta: Festa, më shumë shpresë e besim
Kryetari i LSI, Ilir Meta ka uruar besimtarët për Krishtlindjen nga Katedralja Ortodokse në Tiranë.
Në një prononcim për mediat, Meta shprehu urimin që kjo festë të sjellë më shumë shpresë e besim në shoqërinë tonë.
“Gjithashtu, për Krishtlindje urimi shkon edhe për ata që gjenden në vështirësi”, ka thënë Meta.
Krishtlindjet, Aleanca Kuqezi në Elbasan
Në kishën e Shën Mërisë në Elbasan është mbajtur mesha e Krishtlindjeve. Mesha tradicionale është mbajtur nga At Nikolla Marku, i cili këtë vit bëri thirrje për më shumë paqe, dashuri dhe solidaritet mes njëri-tjetrit.
Pas kësaj meshe, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Aleancës Kuqezi, kryetari i kësaj force politike vlerësoi at Nikolla Markun për misionin e tij.
“At Nikolla ka qenë në këto vite një nga mbrojtësit më të fortë të Kishës Autoqefale Shqiptare, një kishë ku fatkeqësisht kryepeshkopi Janullatos nuk gjen fonde për të mbuluar çatinë që pikon. Në ditën e Krishtlindjeve, Zoti dha bekimin për të gjithë. Ne jemi këtu për t’u solidarizuar më gjithë shqiptarët”, deklaroi Spahiu.