E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët e shtetit vlerësojnë figurën e Nënë Terezës

Presidenti i Republikës, Bamir Topi mbajti një fjalim në Presidencë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së humanistes së madhe shqiptare. Ai tha se figura e Nënë Terezës është më e spikatura, dhe se shqiptarët duhet të jenë më krenarë për të.

“Dashuria dhe besimi ishin arma e saj, dhembshuria ishte forca madhore e shpirtit të saj. Me përkushtim ajo rendi drejt lirive dhe të drejtave njerëzore, u ktheu dinjitetin miliona njerëzve që ishin të zhytur në mjerim, harresë, sëmundje”, deklaroi Presidenti Topi.

I pranishëm në fjalimin e kreut të shtetit ishte edhe z. Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalimit të përbashkët u bë publik edhe projekti që ka të bëjë me ndërtimin e një rruge për nder të Nënë Terezës, që do të emërtohet “Rruga e Paqes”.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Edi Rama vlerësoi projektin për rikonstruktimin e sheshit “Nënë Tereza” dhe idenë për ndërtimin e një rruge te veçantë për nder të humanistes shqiptare.

Për të vlerësuar këtë figurë të veçantë, Rama përmendi shprehjen e ish Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili ka thënë se “Kombet e Bashkuara janë Nënë Tereza dhe Nënë Tereza janë Kombet e Bashkuara".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›