E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreshnik Çollaku emërohet këshilltar për politikën e jashtme në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i është bashkuar kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në pozicionin e këshilltarit për politikën e jashtme.

Përmes një postimi në rrjeteve sociale, Çollaku shprehet se pjesëmarrja e tij në ekipin e presidentes Osmani, i jep mundësinë për të qenë midis Tiranës dhe Prishtinës me të njëjtin angazhim politik e publik, në shërbim të interesave kombëtare e shtetërore të 2 vendeve.

“Te dashur miq,me kenaqesi dhe krenari kam pranuar ftesen e Presidentes se Kosoves Vjosa Osmani per tu bere pjese e ekipit te saj nese pozicionin e Keshilltarit per Politike te Jashtme.

Deshira dhe vullneti im per ti sherbyer Kosoves si pjese thelbesore e ceshtjes kombetare shqiptare,me kete angazhim merr nje dimension e mundesi te re,per te cilen i jam mirenjohes e falenderues Presidentes Osmani per besimin dhe vleresimin.

Ky angazhim me jep nje mundesi te shkelqyer per te qene midis Tiranes e Prishtines,me te njejtin angazhim politik e publik ,dhe vullnet per te kontribuar avancimit ne menyre te integruar te interesave tona kombetare e shteterore”, shkruan ai.

540420837_10237860875882235_7699919956838008411_n

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›