E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kreshnik Hajdari, në gjyq, kryebashkiaku i Kuçovës akuzohet se fshehu një dënim në Greqi

Nën akuzën e falsifikimit të vulave ose formularëve, prokuroria e posaçme mbylli hetimet për kreun e bashkisë së Kuçovës,kreshnik Hajdari. Ai dyshohet se fshehu një dënim në Greqi.

Në vitin 2019 kur ishte kandidat për bashkinë e kucovës e po ashtu edhe në zgjedhjet e 14 majit, Kreshnik Hajdari kishte deklaruar se nuk kishte qenë ndonjëherë i dënuar, as në shqipëri dhe as në ndonjë shtet tjeter.

Por pas hetimeve, prokuroria e posaçme ka kërkuar që kryebashkiaku i Kuçovës, të gjykohet nga gjykata e posaçme. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›