E Martë, 3 Nëntor 2026

Kreshnik Spahiu kundër Kodit Penal: 21-vjeçarët s’mund konsiderohen të mitur!

Juristi Kreshnik Spahiu ndau mendimin kundër edhe për rritjen e moshës së të miturve, në 20-21 vjeç, për ndryshimet e reja në Kodin Penal, duke theksuar se në Shqipëri ka shumë të rinj të kësaj moshe që akuzohen për krime të rënda.Dhe jo vetëm kaq, pasi ndryshe nga vendet e përparuara, disa prej të cilëve e përfshijnë fashën e kësaj moshe sit ë mitur, Shqipëria nuk ka as institucione riedukimi ku ta trajtojë këtë kategori.

“Duket e tepërt trajtimi i 20-21 vjeçarëve si të mitur. Ka vende të tjera që e kanë, por Shqipëria nuk ka as institucione riedukimi, nuk ka kushtet për t’i trajtuar ato. Ka shumë 20-21 vjeçarë që kanë kryer krime të rënda dhe që nuk mund t’u lehtësohet masa dënuese”, u shpreh ai.

Madje ai kritikoi edhe kushtet në paraburgime, duke sugjeruar që mbajtja e të arrestuarve në këto paraburgime most ë njësohet me një ditë burgimi, por më shumë, në ndryshimet që po bëhen, pasi kushtet nuk janë normale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›