Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i New York

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është shpallur “Qytetar
Nderi” i New York-ut në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e
tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve
të Shqipërisë me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ky çmimi i është dhënë kreut të Aleancës Kuq e Zi me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe presidentit të këtij rajoni, Scott M. Stringer, duke u bërë kështu i vetmi nënshtetas i huaj që e merr këtë titull.
“Ky çmim i dedikohet sakrificës së shqiptarëve ndër vite, që u përpoqën për Pavarësinë e Kosovës dhe jetën e tyre ja dedikuan krejtësisht ardhmërisë së Kosovës dhe shqiptarëve”, - është shprehur Spahiu gjatë ceremonisë së dhënies së këtij çmimi.
Spahiu ka falënderuar komunitetin shqiptar në SHBA që kontribuuan për dhënien e këtij çmimi dhe ka bërë thirrje për bashkim kombëtar.
“Shqiptarët nga Kosova e Çamëria, Ulqini e Tetova, Tirana e Shkodra, të gjithë në vitin 2013 duhet ta shndërrojmë nga 100 vjetori i copëtimit, në nisjen e shekullit të ndryshimit të kombit shqiptarë. Ejani së bashku të ndryshojmë regjimet politike dhe ta shndërrojmë Shqipërinë në tokën e premtuar”, - deklaroi Spahiu.