Kreu i AK takon ambasadorin Arvizu

Konkurenca politike është e vlefshme në çdo lloj demokracie. Ndaj dhe ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu është takuar me kreun e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu. Kjo forcë e re politike do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet parlamentare 2013, por duhet të tregohet e kujdesshme me deklaratat nacionaliste, këshilloi ambasadori Arvizu.
“Folëm për atë që është më e rëndësishme, zgjedhjet. Ndaj i kam deklaruar Spahiut që patriotizmi është gjë e mirë, por është gjë e mirë që në axhendën tuaj të shmanget dhe rrëshqitjet drejt retorikës nacionaliste. Nacionalizmi do të dëmtonte rolin e mirë të Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon”, u shpreh Arvizu.
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi konfirmoi se në fokus të bisedës ishin edhe zgjedhjet parlamentare.
“Shqipëria është në prag të zgjedhjeve më vendimtare për shqiptarët, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe për të ardhmen e procesit të gjithë shqiptareve në rajon dhe natyrisht për standardet e integrimit ta gjithë shqiptarëve na BE.
AK tashmë do ta prezantoja programin dhe platformën e saj të orientuar në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, për ta nxjerrë për të parën herë nga harta e zezë Shqipërinë, si një nga vendet më të korruptuar në të gjithë Europën si një nga vendet e përfshira në trafiqe dhe me probleme të krimit të organizuar”, deklaroi kreu i AK.