E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli paraqitet në SPAK/ Shoqërohet nga avokati

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai u shoqërua nga avokati i tij, Andi Skënderi.

Ai është thirrur në SPAK për Tunelin e Llogarasë. Gentian Gjyli mohon t’i jetë komunikuar një akuzë.

Tenderi u hap fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH. Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›