E Martë, 3 Nëntor 2026

Kreu i BE-së në Shqipëri takon kryenegociatoren Dhuka: S’ka kohë për të humbur!

Kryetari i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, ka zhvilluar të enjten një takim me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka.

Në këtë takim ai u shpreh se përshpejtimi i reformave të lidhura me BE-në nga Shqipëria duhet të jetë fokusi i përbashkët pas procesit të suksesshëm të shqyrtimit analitik të legjislacionit.

“Nuk ka kohë për të humbur. Për këtë ne kemi nevojë për lidership të fortë politik, një administratë publike solide dhe një angazhim proaktiv me të gjithë aktorët”, u shpreh ambasadori Gonzato, sipas një postimi të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, në platformën Facebook.

Ambasadori i BE-së siguroi se “Evropa është këtu për të ndihmuar Shqipërinë t’ia dalë me sukses kësaj sfide”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›