E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

Maks Haxhia ka deklaruar përfundimin e bojkotit, pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila ka pezulluar ecurinë e bojkotit të vendosur nga Këshilli.

Në deklaratën e tij, Haxhia theksoi se Këshilli i qëndron vendimit të marrë më herët dhe se nuk konsideron se ka vepruar gabim.

Maks Haxhia tha:

“Jemi përpara një vendimi të marrë nga Apeli Administrativ që është pezulluar ecuria e bojkotit të marrë nga ky këshill. Ne i qëndrojmë këtij vendimi, nuk kemi marrë asnjë vendim të gabuar. Nisur nga ky vendim deklarojmë përfundimin e bojkotit, pasi jemi përballë vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›