E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i FMN Bordi perzgjedh kandidatet

Christine Lagarde dhe Agustin Carstens pritet të jenë dy emrat e përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar për të garuar për kreun e këtij institucioni.

Lagarde, aktualisht Ministre e Financave në Francë dhe Agustin Carstens, guvernator i Bankës së Meksikës kandidojnë për kreun e FMN-së pas lënies vakant të këtij pozicioni nga largimi i Domenique Strauss-Kahn që u arrestua muajin e shkuar në Nju Jork nën akuzën e tentativës së përdhunimit dhe ngacmim seksual.

“Bordi Ekzekutiv do të mblidhet bashkë me kandidatët në Uashington ku do të përcaktohen avantazhet dhe disavantazhet e secilës kandidaturë”, thuhet në njoftimin e FMN-së.

Fondi thotë se parashkon të përfundojë të gjithë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve deri më datë 30 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›