E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i ILDKP-se miratohen propozimet e Nishanit

Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e të djathtëve dy kandidaturat e dekretuara nga presidenti Nishani për kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë(ILDKP). Tashmë emrat e Shkëlqim Ganaj dhe zevendesministres së Mbrojtjes, Zana Xhuka do të kalojnë për votim në Kuvend.

Kandidatja për kryetaren e ILDKP-së, Zana Xhuka ka theksuar në seancën dëgjimore se nuk është anëtare e asnjë force politike dhe se ka qëndruar në postin e zëvendësministres së Mbrojtjes falë CV-së së saj profesionale.

“Kam punuar në Ministrinë e Mbrojtjes edhe gjatë qeverisjes socialiste dhe në kryerjen e detyrës parësore është zbatimi i ligjit dhe respekti i dinjitetit pasuror të çdo individi” theksoi Xhuka. Ndërsa kandidati tjetër për postin e kreut të ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj ka theksuar se nuk ka qene pjesë e asnjë partie politike dhe ka punuar në drejtësi prej shumë vitesh.

Më herët, deputeti i Partisë Socilaiste Fatmir Xhafaj e cilësoi si të nxituar shqyrtimin e dy kandidaturave të dekretuara nga presidenti Nishani..

“Mbledhja është e ngutur pasi duhet të shohim kriteret e kandidatëve. Kjo tregon se do të kemi një vendimmarrje të paracaktuar të mazhorancës. Kuvendi nuk duhet të nxitojë pasi nuk duhet të jetë një zgjedhje e motivuar politikisht” tha Xhafaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›