E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Inspektoratit Ndërtimor, Hoxha rinis aksionin e shembjeve

Gazeta Shqip

Godinat pa leje 

Inspektorati i Ndërtimit ka nisur aksionet për prishjen e të gjitha objekteve pa leje. Ndërhyrjet kanë filluar pranë pallateve Shallvare në Tiranë. Gjatë këtij aksioni është bllokuar një ndërtesë pa leje, ndërkohë që punimet që janë kryer kanë dëmtuar rëndë edhe themelet e pallatit ekzistues. Kreu i Inspektoratit të Ndërtimit, Florenc Hoxha, tha se nuk do të ketë tolerancë për ata që ndërtojnë pa leje, se të gjitha objektet e tyre do të shemben. Ndërkohë, lidhur me prishjen e murit të Pallatit të Brigadave për vijimin e projektit të zgjerimit të Rrugës së Elbasanit, grupi i këshilltarëve të majtë në emër të qytetarëve që përfaqëson e konsideron një akt të pashembullt prishjen e një monumenti kulture dhe me vlera historike.

Veprimi i mbështetur haptas nga Bashkia e Tiranës është dëshmi e një injorance të thellë, e antiligjit, që dëmton gjithçka me vlerë që ka Tirana, monumente kulture, parqe, rrugë pedonale, grupi i këshilltarëve do paraqes sot kërkesën për interpelancë për paraqitjen në mbledhjen e këshillit bashkiak të Lulzim Bashës kryetar i emëruar i bashkisë për të dhënë llogari përpara këshillit dhe qytetarëve.

Kreu i Inspektoratit Ndërtimor, Hoxha rinis aksionin e shembjeve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›