Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik paraqitet në SPAK

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzyri është paraqitur mëngjesin e sotëm (7 prill) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së Myzyrit në SPAK, ndërsa kujtojmë se në muajin janar qeveria hapi garën për zëvendësimin e funksionin të kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik.
/rtsh.al/