E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kreu i PD Basha vendos shefin e shtabit elektoral për Korçën

Partia Demokratike vijon të përzgjedhë shefat e shtabeve politikë që do të udhëheqin fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas burimeve mësohet se Basha ka caktuar nënkryetarin Edmond Spaho, që të drejtojë këtë qark verilindor.

Më herët Spaho ka drejtuar qarkun e Elbasanit, porse i rikthehet sërish Korçës. Për Elbasanin, PD caktoi sekretarin e përgjithshëm të demokratëve, Gazment Bardhi. Më herët PD bëri pulbike se për qarkun e Lezhës kishte caktuar ish-deputetin Mark Marku si drejtues politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›