Kreu i PD Lulzim Basha prezanton sot programin elektoral, në fokus ekonomia

Partia Demokratike shpalos më 1 Qershor në orën 11:00 programin elektoral, që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025. Takimi do të zhvillohet në Parkun Olimpik.
Ekonomia do të jetë kryefjala e programit. Tërheqin vemendje shtimi i vendeve të reja të punës, rritja e pagave, vendosja e taksës së sheshtë, qeverisja e vogël, si dhe nxitja e konkurrencës.
Ky program, vjen në një kohë, kur zoti Basha dhe pjesa tjetër e demokratëve, ata të Rithemelimit ende nuk kanë zgjidhur në gjykatë çështjen e vulës.
Gjykata e Apelit pritet të vendosë për fatin e PD-së më 11 qershor. Kjo çështje si dhe ristrukturimi i partisë, mesa duket ka bërë që Lulzim Basha të nxjerrë kandidatët pas verës.
/rtsh.al/