E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kreu i PL Ilir Meta pyetet nesër nga SPAK, kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet ditën e nesërme për ngjarjet e 21 janarit 2011 në SPAK. 

Mësohet se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00, ndërsa ishte vetë ai që javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”. 

Prej më shumë se 1 viti ish-Presidenti i Republikës ndodhet në paraburgim, teksa përballet me disa akuza të ngritura nga ana e SPAK. 

Më herët për demonstratën e 21 janarit 2011 janë pyetur nga SPAK emra si Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bamir Topi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›