E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Parlamentit Evropian uron Nishanin

Në letrën e tij të urimit, Shulz, mes të tjerash shpreh besimin e tij se si kryetar shteti Nishani do të ndihmojë në forcimin e dialogut mes qeverisë dhe opozitës si dhe të ndihmojë që Shqipëria të marrë statusin kandidat për në BE, këtë vit.

“Zgjedhja juaj vjen në një moment kritik, ndërsa Shqipëria këtë vjeshtë duhet të kalojë një tjetër test në rrugën e saj të integrimit evropian. Kam besim se ju do të përfaqësoni unitetin e vendit, të promovoni dialogun mes forcave kryesore politike dhe do të garantoni ndarjen e pushteteve dhe sundimin e ligjit. Besoj se do të ndihmoni që populli të rifitojë besimin tek institucionet, ç’ka ka dominuar dhe jetën politike shqiptare në kohë të ndryshme”- shprehet Shulz.

“Pavarësisht dështimit keqardhjes të liderëve kryesor politikë të Shqipërisë për të arritur një marrëveshje për një kandidat konsensual, kam besim se ju do të punoni me të gjitha forcat politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun mes qeverisë dhe opozitës, i cili është thelbësor për miratimin e reformës zgjedhore dhe parlamentare por edhe për plotësimin e 12 kritereve të Komisionit Evropian. Mbetem optimist se ju do të jeni i aftë të ulni tensionet politike, të konsolidoni vendin dhe të ndihmoni Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat në këtë vit të rëndësishëm dhe simbolik për popullin shqiptar”, përfundon letrën e tij Presidenti i Parlamentit Evropian./Start/

                                                                                             2012-07-02 18:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›