E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i SPAK: Korrupsioni vijon të mbetet fenomen shqetësues, 45.4 mln euro pasuri të sekuestruara dhe të konfiskuara

Kreu i SPAK Klodian Braho në raportimin për punën e kryer nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion përgjatë vitit 2025, thekson se korrupsioni vijon të mbetet një fenomen shqetësues ndërsa ka pasqyruar me shifra dhe goditjen e krimit të organizuar dhe sekuestrimit apo konfiskimit të pasurisë të ardhura nga krimi.“Korrupsioni në institucione mbetet fenomen shqetësues, përfshirë funksionarë, prokurorë, gjyqtar, punonjës. Rritje prej 18% çështjet për korrupsion dhe 12% të çështjeve të përfunduara. 6 procedimet ë reja dhe 6 nën hetim zyrtarë në hetim. Rreth 50% e tyre janë dërguar në gjykatë. Rreth 10 të tjerë janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Lufta kundër krimit të organizuar, numër më i ulët se 2024. Numri i çështjeve të përfunduara në rritje. Hetimi financiar- janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Gjatë këtij viti  45.4 mln euro të sekuestruara dhe konfiskuara, përfshirë dhe kriptovalutat me 12.4 mln euro. Vlera e pasurisë të konfiskuara 1.94  mln euro”, tha ndër të tjera Braho.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›