Kreu i Vetëvendosjes, del sot para gjyqit

Prishtinë, 14 Qershor, NOA I arrestuar para dy ditësh nga mëse 40 forca të njësisë speciale të Kosovës, lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që të dalë sot në gjyqin e organizuar kundër tij nga Eulex.
Lajmin e ka bërë me dijeni zëdhënësja e këtij institucioni, Karim Limdal, sipas të cilës gjykimi do të fillojë në orën 10:00 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ndërsa i pranishëm do të jetë vetë i pandehuri Kurti, ndryshe nga seancat e mëparshme që janë zhvilluar në mungesë të tij.
Ndaj tij rëndon akuza e thirrjes për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues, e cila është kërkuar të hidhet poshtë nga vetë prokuroria.
Tashmë ai pas plot 10 mungesave në seancat gjyqësore, do të thirret për tu gjykuar ndërsa 175 mijë persona kanë nënshkruar një peticion pro lirimit të tij, ku përfshihen qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.
Sipas lëvizjes Vetëvendosje arrestimi i Albin Kurtit është shprehje e frikës së pushtetit aktual në Kosovë, pas vendimit që kjo lëvizje mori për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Është një proces tejet tendencioz politikisht dhe procesit të tillë duhet ti rezistohet në çdo moment. Këtë e kanë shprehur edhe 175 mijë firma nga qytetarët anembanë vendeve të banuara me shqiptarë", deklaroi dje aktivisti Liburn Aliu, lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")