E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Wagner kërcënon se do tërhiqet nga Bakhmuti, pas mosmarrëveshjeve me Rusinë për municione

Kreu i Wagner kërcënon se do tërhiqet nga Bakhmuti, pas

Udhëheqësi i Grupit Wagner ka kërcënuar se do të tërheqë trupat e tij nga qyteti ukrainas i Bakhmut deri të mërkurën, pas një mosmarrëveshje për municionet me Rusinë.

Yevgeny Prigozhin postoi një video në mediat sociale duke ecur mes trupave të luftëtarëve të vdekur, duke u kërkuar zyrtarëve të mbrojtjes më shumë furnizime. Rusia është përpjekur të pushtojë qytetin për muaj të tërë, pavarësisht nga vlera e tij e dyshimtë strategjike.

"Shoigu! Gerasimov! Ku është municioni... Ata erdhën këtu si vullnetarë dhe vdesin që ju të shëndosheni në zyrat tuaja." Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov kanë qenë shpesh në qendër të zemërimit të Prigozhin.

Kreu i Wagner, e cilësuar dhe si ushtria private e Putinit, është shpesh në kërkim të vëmendjes dhe ndikimi i tij në dukje është zbehur muajt e fundit. Ai ka bërë më parë kërcënime që nuk i ka ndjekur – duke i hedhur poshtë më pas si shaka dhe humor ushtarak.

Vetëm javën e kaluar ai i tha një blogeri rus pro-luftës se luftëtarët e Wagner në Bakhmut ishin në ditët e fundit të furnizimit me plumba dhe kishin nevojë për mijëra fishekë.

Nëse mungesat nuk do të trajtoheshin, mercenarët e tij do të detyroheshin ose të tërhiqeshin ose të qëndronin dhe të vdisnin, paralajmëroi ai: "Atëherë, pavarësisht se çfarë duan burokratët tanë, gjithçka tjetër do të shkërmoqet."

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›