E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i bashkise Kamez dhunon komisioneret

Në zonën e Bathores, në qendrën zgjedhore 15.96/1, supozohej që proçesi të kishte përfunduar, por është ndërprerë që prej orës 16:35.

Në ambjentet e qendrës së votimit ka hyrë kreu i bashkisë së Kamzës bashkë me disa persona të tjerë. Ka pasur konfrontime dhe komisioneri i PS është goditur. Kandidati i PS për këtë zonë, Pjerin Ndreu ka sqaruar për Top Channel dinamikën e ngjarjes. “Ky është një incident i shëmtuar që ndodhi nga ora katër, në vazhdën e sjelljeve të padenja të kreut të bashkisë Kamëz. Atij i është tërhequr vëmendja disa herë për veprimet e tij, por ka hyrë me forcë në qendrën zgjedhore dhe thirrjes së komisionerëve tanë iu është përgjigjur me fyerje”, ka deklaruar Ndreu. / Top ChannelZgjedhje 2013
Bogdani: Votat po rriten në favorin tonë
Zgjedhjet në syrin e mediave të huaja
Kukan:Berisha premtoi se do pranojë rezultatin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›